Shkurt.ch
Gjykata gjermane dënon me 22 muaj burg me kusht spiunin zviceran
Daniel M. është gjetur fajtor për faktin se ai, në periudhën 2011-2014 ka punuar për Shërbimin Informativ të Zvicrës NDB
Gjykata e Lartë e Landit në Frankfurt ka dënuar sot me 22 muaj burg me kusht spiunin zviceran Daniel M. I përmenduri, një ish polic zviceran 54 vjeçar, ishte arrestuar në prill të këtij viti në Frankfurt, shkruan sda.ch.
Duke qenë se burgu hetues ka zgjatur shumë, autoritetet e kanë lëshuar menjëherë në liri të dënuarin me kusht, i cili planifikon të kthehet në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Veç dënimit me kusht, Daniel M. Duhet të paguajë edhe 40 mijë euro për shpenzimet procedurale.
Ai kishte pranuar veprën që në ditën e dytë të procesit kundër tij, para tri javësh. Kështu, pala e akuzës dhe ajo e mbrojtjes, gjatë rrjedhës së procesit ishin pajtuar që të zhvillojnë një procedurë të shkurtuar.
Daniel M. është gjetur fajtor për faktin se ai, në periudhën 2011-2014 ka punuar për Shërbimin Informativ të Zvicrës NDB. Në këtë detyrë ai ka ushtruar veprime të dënueshme të spiunazhit në favor të Zvicrës në Gjermani, gjegjësisht në Frankfurt.
Edhe në Zvicër, ish policin nga Cyrihu e pret një procedurë në Prokurorinë Federale. Komisioni për shqyrtim do ta përpunojë rastin në tërësi dhe në pranverën që vjen do të dalë me një raport ku do të merret me rolin e Shërbimit Informativ dhe të Prokurorisë Federale.
Siç është shkruar tashmë, Daniel M. ka pranuar se nga Shërbimi Informativ i Zvicrës (NDB) ka marrë 28.000 euro për punët që ka bërë. Veç kësaj, ai ka treguar edhe emrat e personave nga shërbimi në fjalë të cilët e kanë angazhuar.
Pranimin në emrin e tij e ka bërë në mënyrë të detajuar avokati i tij zviceran Walter Landmann. Ai ka thënë për media se me këtë pranim të plotë të veprës donte të arrinte që klienti i tij të dënohej vetëm me kusht e me gjobë por jo edhe me burg efektiv.
Akuza e ngarkonte zviceranin për “dyshim mbi veprimtari agjenturore për shërbime të fshehta”, transmeton albinfo.ch. Ai, sipas akuzës, për llogari të Shërbimit Informativ të Zvicrës ka spiunuar në administratën financiare të landit gjerman Nordrhein Westfallen.
Më saktë, zvicerani i akuzuar ka siguruar të dhënat personale të tre hetuesve tatimorë gjermanë në lidhje me aferën e ashtuquajtur “CD-të e tatimeve” dhe se ka vendosur një agjent të fshehtë në administratën financiare në Nordrhein Westfallen.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












