Shkurt.ch
Gjykata Federale vendos kundër dëbimit të serbit të dënuar me 4.5 vjet burg
Gjyqtarët me një shumicë të ngushtë, e kanë marrë këtë vendim që në kushte normale do të ishte pothuajse i pamundur. Kjo për faktin se me ligjin e ri duhet të dëbohen të huajt që kanë kryer delikte të cilat dënohen me një vit burg e më shumë
Një 29 vjeçar nga kantoni Baselland, me prejardhje nga Serbia, përkundër faktit se ka qenë i dënuar me 4 vjet e gjysmë burg, (për tregti me drogë) i ka shpëtuar dëbimit në vendin e prejardhjes. Vendimin që ai të mbetet në Zvicër e ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, instanca më e lartë e gjyqësisë në vend, shkruajnë sot të gjitha mediat zvicerane.
Kjo gjykatë me vendimin e saj ka vërtetuar vendimin që më parë e kishte marrë Gjykata e Lartë e Kantonit.
Gjyqtarët me një shumicë të ngushtë, e kanë marrë këtë vendim që në kushte normale do të ishte pothuajse i pamundur, shkruan albinfo.ch. Kjo për faktin se me iniciativën për dëbimin e të huajve me dosje krimi, e cila ndërkohë është futur në ligj, duhet të dëbohen të huajt që kanë kryer delikte të cilat dënohen me një vit burg e më shumë. Por, sipas shumicës në trupin gjykues, (tre me dy) dëbimi në rastin konkret do të ishte joadekuat.
Serbi është i lindur në Zvicër, është i martuar me një grua zvicerane dhe ka ndërkohë një fëmijë një vjeçar. Veç tjerash, ai sipas gjykatës, ka parakushte të mira që të kthehet rrugës së mbarë. Që nga fillimi i vitit 2014 kur i është shqiptuar dënimi, ai ka treguar shenja përmirësimi.
Pastaj, ai me Serbinë, që është vendlindja e prindërve të tij nuk ka shumë qasje. Atë e njeh vetëm nga pushimet.
Me këtë vendim, Gjykata Federale ka “devijuar” nga praktika e saj e ashpër që ajo ka ushtruar deri tash në çështjet që kanë të bëjnë me statusin e qëndrimit të të huajve në Zvicër, vlerësojnë njohësit e problematikës.
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












