Integrimi
Gjykata Federale vendos: Kosovari me kancer mund të qëndrojë në Zvicër
në verdiktin e Gjykatës Federale veç tjerash thuhet: "Revokimi i lejes së qëndrimit rezulton të jetë disproporcional për shkak të kohës që ka kaluar nga kryerja e krimit dhe për shkak të sëmundjes së rëndë akute të personit"
Gjykata Kantonale e Lucernit kishte nxjerrë një vendim për dëbim nga Zvicra të një kosovari që ishte marrë me tregti droge. Mirëpo, për shkak se personi në fjalë është i sëmurë nga kanceri, Gjykata Federale ka rrëzuar gjykimin në fjalë, shkruan Luzerner Zeitung.
Kosovari i moshës mbi 50 vjeçare duhej të ishte larguar nga Zvicra tre vjet më parë, transmeton albinfo.ch. Gjykata Kantonale e Aargaut e kishte shpallur atë fajtor për tregti me heroinë në vitin 2015 dhe e kishte dënuar me burgim prej tre vjet e gjysmë, gjë që automatikisht çon në dëbim nga Zvicra. Vendimi në fjalë qe konfirmuar edhe nga Departamenti i Drejtësisë i Lucernit dhe Gjykata Kantonale e Lucernit.
Pas vendimit të vitit 2015, kosovari kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Federale, por pa sukses. Por,në përpjekjen e dytë, ankesa funksionoi. Gjyqtarët në Lozanë rrëzuan vendimin e kolegëve të tyre të Lucerni. Arsyeja është: sëmundja me kancer e personit të dënuar
Në Kosovë nuk mund të garantohet trajtimi
Për Gjykatën e Lartë Federale është e qartë se personit të dënuar duhej t`i hiqej e drejta për të qëndruar në Zvicër sepse ai ka kryer disa vepra tjera të vogla përveç tregtisë me drogë, për të cilat gjithashtu qe dënuar. Mirëpo, tani del një situatë e veçantë, pasi që në Kosovë nuk mund të garantohet “vazhdimësia e trajtimit” mjekësor të tij.
Kosovari që është baba i pesë fëmijëve ka kancer të mushkërive dhe është duke iu nënshtruar kimioterapisë, përcjell albinfo.ch. Nëse gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet, ai gjithashtu duhet të mbështetet në përkrahjen e familjes së tij në Zvicër.
Kantoni duhet të paguajë shpenzimet ligjore
Në përputhje me rrethanat, në verdiktin e Gjykatës Federale veç tjerash thuhet: “Revokimi i lejes së qëndrimit rezulton të jetë disproporcional për shkak të kohës që ka kaluar nga kryerja e krimit dhe për shkak të sëmundjes së rëndë akute të personit”.
Përveç kësaj, kantoni duhet t’i paguajë kosovarit shpenzimet ligjore në shumë prej 2.500 frangave.
E-Diaspora
-
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime... -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













