Shkurt.ch
Gjykata Federale mbështet ndalimin e burka-s në Kantonin e Ticinos
Në vitin 2013 popullata me të drejtë vote në kantonin e Ticinos kishte votuar në referendum iniciativën për ndalimin e mbulesës së grave myslimane në hapësira publike, gjegjësisht veshjen e njohur me emrin “burka”
Dy ankesa ishin bërë në Gjykatën Federale lidhur me ligjin që në kantonin e Ticinos ndalon bartjen e burka-s, mbulesës së fytyrës për gratë myslimane, shkruan srf.ch. Por gjykata më e lartë e Zvicrës i ka hedhur poshtë ankesat gjegjësisht ato nuk mund ta shtyjnë veprimin e ligjit mbi ndalesën e burka-s, transmeton albinfo.ch. Ky ligj do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2016, bën të ditur ekzekutivi në këtë kanton.
Por, ndërkohë që ka lejuar veprimin e ligjit të përmendur, Gjykata Federale ende nuk ka vendosur lidhur me përmbajtjen e këtij ligji.
Siç dihet, në vitin 2013 popullata me të drejtë vote në kantonin e Ticinos kishte votuar në referendum iniciativën për ndalimin e mbulesës së grave myslimane në hapësira publike, gjegjësisht veshjen e njohur me emrin “burka”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











