Bota
Gjermania shpërblehet me 4.5 miliardë euro për barrën e refugjatëve
Gjermania do të marrë për periudhën e ardhshme buxhetore të BE, prej viteve 2021 deri 2027 rreth 4,5 miliardë euro si kompensim për barrën e refugjatëve
“Epo, kaq larg ende nuk kemi vajtur”, me këto fjalë u përpoq ta zbusë zëdhënësi i kancelares Angela Merkel raportin e gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Thelbi i informacionit të gazetës: Gjermania do të marrë për periudhën e ardhshme buxhetore të BE, prej viteve 2021 deri 2027 rreth 4,5 miliardë euro si kompensim për barrën e refugjatëve.
Edhe shtete të tjera, të cilat kanë pranuar një numër veçanërisht të lartë refugjatësh, si Italia p.sh., Greqia ose Suedia, sipas raportit do të marrin më shumë para. Kjo do të arrihet duke i ndarë fondet strukturore, të cilat janë parashikuar për rajone veçanërisht në nevojë, tani edhe sipas kritereve të barrës për imigrimin, shkruan “DW”.
Megjithatë, ideja që u bë publike tani nga qarqet e Komisionit të BE duhet të vendoset nga shtetet anëtare dhe nga Parlamenti Evropian. Dhe se si do të pritet kjo ide që pikërisht Gjermania të marrë më shumë para nga buxhetet e BE, për shembull nga shtetet evropianolindore, skeptike ndaj Evropës, këtë nuk e di askush, përcjell albinfo.ch.
Kancelarja gjermane nuk pati sukses as në shkurt në Bruksel me idenë për t’u përcjellë shteteve të caktuara të BE më pak para nga fondet strukturore, për shkak të qëndrimit të tyre pak bashkëpunues në politikën ndaj refugjatëve.
Por është fakt që prej kohësh BE nuk po arrin të bëjë një ndarje të drejtë të numrit të madh të refugjatëve midis shteteve anëtare. Midis viteve 2013 dhe 2017, sipas të dhënave zyrtare në BE erdhën më shumë se 1,7 milionë vetë, gjysma e tyre erdhën në Gjermani.
Në fakt, Gjermania nuk është vend klasik që merr para nga fondet strukturore të Bashkimit Evropian: paratë që merr Gjermania nga këto fonde janë të pakta. Por kur tani do të luajë rol edhe politika ndaj refugjatëve, kjo e ndryshon pak punën. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, Gjermania mund të llogarisë të marrë midis viteve 2021 dhe 2027 diçka më shumë se 15 miliardë euro. Gati një e treta e këtyre parave do të ishin për pranimin e refugjatëve.
Po nëse Gjermania do të marrë vërtet para nga BE, kjo është një pjesë tepër e vogël e të gjitha fondeve strukturore. Sa për krahasim: midis viteve 2014 dhe 2018 BE ka ndarë 280 miliardë euro nga fondet strukturore dhe të investimeve, në vitet e ardhshme është në dispozicion një shumë edhe më e madhe.
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













