Lajme
Gjermania prezanton reforma të mëdha: Ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, tatimet dhe kontratat e punës
Ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, tatimet e kontratat e punës
Qeveria e Gjermanisë, e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, ka prezantuar një paketë të gjerë reformash që prekin sistemin tatimor, tregun e punës, pensionet dhe administratën publike. Masat synojnë të nxisin rritjen ekonomike, të ulin barrën burokratike dhe pritet të zbatohen plotësisht deri në vitin 2028, përcjell albinfo.ch.
Duke prezantuar reformat, Merz deklaroi se objektivi është ulja e tatimeve dhe thjeshtimi i procedurave administrative, me qëllim që ekonomia gjermane të rikthehet në një trajektore të qëndrueshme rritjeje.
Sipas planit të qeverisë, një familje me dy fëmijë dhe të ardhura të tatueshme prej 60 mijë eurosh në vit do të kursejë mbi 600 euro në tatime krahasuar me sistemin aktual.
Familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të përfitojnë nga rritja e pragut të të ardhurave që nuk tatohen, veçanërisht për shkak të fëmijëve. Po ashtu, do të rriten përfitimet financiare për fëmijët dhe do të ulet barra tatimore mbi pagat, duke lënë më shumë të ardhura në dispozicion të qytetarëve. Megjithatë, kjo pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 10 miliardë euro më pak të ardhura në vit.
Për të kompensuar këtë humbje, qeveria planifikon rritjen e tatimeve për të ardhurat e larta. Norma tatimore do të jetë 45 për qind për të ardhurat mbi 250 mijë euro në vit, ndërsa për të ardhurat mbi 280 mijë euro do të aplikohet një normë prej 47 për qind.
Paketa e reformave sjell ndryshime edhe në tregun e punës. Ministrja e Punës, Bärbel Bas, bëri të ditur se kontratat e përkohshme do të mund të zgjasin deri në katër vjet, me mundësi vazhdimi deri në gjashtë vjet. Gjithashtu, punonjësit do të kenë mundësi të rikthehen te i njëjti punëdhënës me kontrata të tilla, një praktikë që deri më tani ishte më e kufizuar.
Ndryshime të rëndësishme parashihen edhe për pushimet mjekësore. Sipas rregullave të reja, nuk do të mjaftojë më një njoftim telefonik për të justifikuar mungesën në punë. Punonjësit do të duhet të paraqesin vërtetim nga mjeku që nga dita e parë e mungesës, edhe pse kompani të caktuara mund të zbatojnë rregulla të veçanta.
Qeveria synon gjithashtu të reduktojë burokracinë duke hequr një pjesë të detyrimeve për raportim ndaj institucioneve shtetërore, ndërsa në fuqi do të mbeten vetëm ato që konsiderohen të domosdoshme nga ministritë përkatëse.
Në kuadër të reformave parashihet edhe rritja graduale e moshës së pensionimit në 67 vjeç.
Sipas qeverisë, këto masa synojnë të forcojnë ekonominë gjermane dhe të rrisin besimin e qytetarëve, ndërsa analistët vlerësojnë se ato kanë edhe një dimension politik, pasi synojnë të frenojnë rritjen e mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












