Maqedonia
Gjermania njeh lejen e qarkullimit të Maqedonisë
Marrëveshja u nënshkrua në prani të ministrit të jashtëm gjerman Maas.
Odiseja e gjatë e qytetarëve të Maqedonisë në Gjermani ka marrë fund. Pas kërkesave, letrave zyrtare, peticioneve të ndryshme, më në fund qytetarët e Maqedonisë do mund të vozisin lirshëm automjetet në vendin gjerman, shkruan albinfo.ch.
Kjo vlen pikërisht në ditët kur ministri i jashtëm gjerman, Heikos Maas, po ndodhet në një vizitë zyrtare në Shkup, për të mbështetur referendumin e 30 shtatorit. Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe ambasadori gjerman në Shkup, Thomas Gerberich, kanë nënshkruar Deklaratën për njohjen dhe ndërrimin e lejes së qarkullimit rrugor, me anë të së cilës do të mundësohet njohja reciproke e patentë shoferëve së të dy vendeve.
Me marrëveshjen e re, qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani dhe që kanë leje për vozitje, nuk do të kenë nevojë të hyjnë në test vozitjeje edhe në Gjermani, siç ishte deri dje ku ata përveç testimeve duheshin të paguajnë edhe rreth 1500 euro.
Përndryshe leja e qarkullimit të Maqedonisë njihet gjithashtu në Spanjë, Itali, Serbi, Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë dhe Austri.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













