Lajme
Gjermania në kufizim të ‘pjesshëm’ nga 2 nëntori
Kancelarja Angela Merkel, bëri me dije se Gjermania do të hyjë në të ashtuquajturin “kufizim të pjesshëm” që nga 2 nëntori e në vijim.
Masat kufizuese kanë si qëllim limitimin e kontaktit fizik sa më shumë të jetë e mundur dhe zbehjen e përhapjes së shpejtë të virusit, tha kancelarja gjermane gjatë një konference për shtyp teksa sqaroi se shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë hapur, raporton euronews, transmeton Albinfo.ch.
“Duhet të veprojmë tani për të shmangur një emergjencë shëndetësore kombëtare,” tha ajo.
“Nëse infeksionet vazhdojnë me këtë ritëm do të përballemi me limitin e kapaciteteve mjekësore në sistemin tonë shëndetësor”.
Të gjitha garat sportive profesionale në Gjermani, përfshirë futbollin e nivelit të lartë, që nga e hëna do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe aktivitetet sportive amatore nuk do të lejohen.
Maksimumi i personave që do të mblidhen në të njëjtën kohë është dhjetë dhe kontakti është vendosur që të limitohet në dy familje, tha Merkel.
Qeveria ka këshilluar të mos bëhen udhëtime personale të cilat nuk janë të nevojshme nëpër rajonet e tjera të Gjermanisë siç janë udhëtimet për të takuar familjarë dhe kushdo që ka mundësi të punojë nga shtëpia duhet ta bëjë këtë.
Shtëpitë e të moshuarve do të lejohet të kenë vizitor dhe dyqanet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 10 në mbrëmje.
Gjermania do të sigurojë deri në 10 miliardë euro si ndihmë shtesë emergjente për të ndihmuar ata që janë prekur financiarisht nga pandemia.
E-Diaspora
-
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani Themeluesja e Edvance AI është përzgjedhur mes emrave për çmimin “Stephanie ‘Steve’ Shirley Career Innovator of... -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












