Bota
Gjermania kërkon 1.6 milionë punëtorë të kualifikuar
Po ashtu, sipas tij edhe emigracioni nga vendet jo anëtar të BE-së, duke përfshirë edhe ata që i drejtohen Gjermanisë në këtë krizë refugjatësh, gjithashtu mund të ndihmojë në mbushjen e hendekut
Sipas një studimi nga Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) çdo kompani gjermane ka nevojë për punëtorë të kualifikuar.
Pothuajse gjysma e 24 mijë kompanive të anketuara u shprehën se mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani filloi të ndikojë në aktivitetin e tyre, ndërsa vetëm pa më shumë se një e treta e tyre u përgjigjën në këtë mënyrë një vit më parë, shkruan ‘Scan’.
Sektorët e ndërtimit, logjistikës, gastronomisë dhe kujdesit për pacientët veçanërisht ishin edhe më të prekurit, sipas studimit, i cili paralajmëroi se kjo mund të ketë një efekt të kundërt në investime dhe rritjen ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Shoqata shoi më tej se sipas llogaritjeve të saj, aktualisht ka 1.6 milionë vende të lira pune për punëtorët e kualifikuar dhe se trendi do të rritet në vitet e ardhshme.
Kreu i saj, Ahim Derx, tha se emigracioni nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian gjatë viteve të fundit ka ndihmuar ndjeshëm në përmirësimin e situatës.
Po ashtu, sipas tij edhe emigracioni nga vendet jo anëtar të BE-së, duke përfshirë edhe ata që i drejtohen Gjermanisë në këtë krizë refugjatësh, gjithashtu mund të ndihmojë në mbushjen e hendekut.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













