Bota
Gjermania ka nevojë për më shumë punëtorë të huaj
Gjermania do të bëhet e varur nga qytetarët e vendeve jashtë BE-së me kalimin e kohës, pasi emigrantët nga BE-ja do të kenë nevojë për punëtorë në vendet e tyre, të cilët gjithashtu kanë probleme të tregut të punës për shkak të plakjes
Gjermania ka nevojë për më shumë punëtorë të huaj për të mbështetur rritjen ekonomike dhe prosperitetin e vendit. Kjo është treguar nga studimi i Institutit Gjerman të Ekonomisë. Rritja në tregun gjerman të punës në vitet e fundit nuk ka gjasa të jetë e mundur pa emigracionin, thonë autorët e raportit, shkruan albinfo.ch.
Numri i të huajve që janë punësuar në Gjermani u rrit për 1.3 milionë mes qershorit 2011 dhe qershorit 2017. Për krahasim, gjermanët e punësuar ishin në total 1.6 milionë.
Shumica e punëtorëve të huaj në Gjermani janë nga BE-ja, vëren Instituti. Gjithsej 386,000 njerëz ishin nga vende joevropiane.
Instituti gjithashtu thekson se niveli i papunësisë mes gjermanëve nuk mund të përjashtohet në vitet e ardhshme. Sipas të dhënave, mund të parashikohet që pjesëmarrja e popullsisë aktive të punës në Gjermani në dekadën e ardhshme do të bjerë ndjeshëm, thotë raporti.
Sipas sondazhit, Gjermania do të bëhet e varur nga qytetarët e vendeve jashtë BE-së me kalimin e kohës, pasi emigrantët nga BE-ja do të kenë nevojë për punëtorë në vendet e tyre, të cilët gjithashtu kanë probleme të tregut të punës për shkak të plakjes.
Më parë, këtë muaj, u bë e qartë se prodhimi industrial gjerman ra në mënyrë të habitshme në shkurt. Shifrat janë nga statistikat zyrtare të “Destatis” dhe janë një sinjal për dobësimin e momentit të mirë në rritje të ekonomisë kryesore evropiane në vitin e ri.
Prodhimi industrial në Gjermani ka rënë me 1.6% në muajin shkurt, krahasuar me muajin e kaluar, kur kishte regjistruar rritjen prej 0.1% (rishikim i dobët nga rënia e mëparshme prej 0.1%) dhe pritjet mesatare në tregjet financiare të rriten me 0.3 për qind.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













