Kosova
Gjermania investon rreth 3 milionë euro për forcimin e kapaciteteve të FSK-së
Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë synon avancimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Kosova dhe Gjermania kanë hedhur një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje që parasheh një donacion prej rreth tre milionë eurosh për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), transmeton albinfo.ch.
Marrëveshja për projektin e donacionit gjerman “Enable & Enhance Initiative” është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, projekti synon forcimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së, duke kontribuar në përmbushjen e misionit dhe detyrave të saj.
“Ky projekt është vazhdimësi e projekteve të realizuara deri më tani në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Dugolli ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai ka shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zgjerohet edhe në të ardhmen, përmes projekteve të reja dhe nismave të përbashkëta.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Imer Avdiu, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, si dhe përfaqësues të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkoloneli Fabian Vogl dhe majori Claus Schumm. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












