Kosova
Gjermania hap kufijtë për 11 shtete jo të BE-së, por jo të Ballkanit Perëndimor
Shtetasit nga Australia, Gjeorgjia, Kanada, Mali i Zi, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji lejohen të hyjnë pa kufizime
Gjermania ka vendosur që shtetas nga 11 vende jo të BE-së mund të hyjnë në Gjermani nga nesër pa kufizime.
Megjithatë, jashtë kësaj liste kanë mbetur vendet ballkanike, Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu edhe SHBA ka mbetur jashtë listës së ‘sigurt’.
Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, shtetasit nga Australia, Gjeorgjia, Kanada, Mali i Zi, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji lejohen të hyjnë pa kufizime.
Për Shtetet e Bashkuara kufizimet e hyrjes fillimisht do të vazhdojnë të zbatohen.
Për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën lejimi do të vlejë vetën nëse këto vende do t’i lejojnë nga ana e tyre gjermanët të hyjnë në ato shtete. Heqja e ndalimit të hyrjes do të hyjë në fuqi të enjten, njoftoi Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Qeveria gjermane orientohet për këtë vendim në një vendim të vendeve anëtare të BE-së. Sipas tij, shtetas nga 14 shtete duhet të lejohen të hyjnë përsëri në BE. Lista do të rishikohet çdo dy javë.
Arsyeja e udhëtimit luan rol
Ekzistojnë gjithashtu mundësi të gjera hyrëse për njerëzit nga të gjitha vendet jashtë BE-së, të cilët kanë një arsye të rëndësishme për të udhëtuar. Këta mund të jenë gjermanë ose njerëz me të drejtë që të banojnë këtu, punëtorë sezonalë në bujqësi, detarë ose pasagjerë në kalim tranzit.
Në të ardhmen, vendimtar për lejimin e hyrjes në Gjermani do të jetë numri i infeksioneve të reja me Covid 19 në 14 ditët e fundit. Veç kësaj do të vërehet edhe tendenca në të njëjtën periudhë dhe mënyra se si e trajton pandeminë shteti përkatës. Për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë, është edhe më tej në fuqi detyrimi për karantinë 14-ditore, kur udhëtarët nuk kanë me vete një rezultat negativ të testit për virusin Corona, raporton DW.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në... -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












