Bota
Gjermania forcon luftën kundër punës në të zezë
Me ligjin e ri, shpërblimi për fëmijët nuk jepet menjëherë, por vetëm pasi ke jetuar tre muaj në Gjermani dhe kur je me konratë pune
Ligji i ri për luftimin e punës në të zezë dhe abuzimit me përfitimet sociale është miratuar tashmë nga Parlamenti Gjerman më datën 6 qershor 2019 dhe të premten, 28.06.209 duhet të kalojë instancën e fundit, që është Dhoma e Landeve, para se të nënshkruhet nga Presidenti.
Ai përmban dy elemente kryesore: Elementi i parë ka të bëjë kryesisht me shtetasit e BE-së, që vijnë në Gjermani vetëm për të marrë shpërblimin për fëmijët (afro 190 euro për fëmijë). Me ligjin e ri, shpërblimi për fëmijët nuk jepet menjëherë, por vetëm pasi ke jetuar tre muaj në Gjermani dhe kur je me konratë pune, DW.
Elementi i dytë ka të bëjë me punëtorët mëditës, që rrinë diku, në një vend të caktuar, dhe presin që të vijë t’i marrë punëdhënësi. Tani ata mund të gjobohen edhe nëse nuk kapen duke punuar në të zezë, mjafton dyshimi. Dhe gjobat mund të shkojnë deri në 5000 euro, përcjell albinfo.ch.
Qarku Koordinativ kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (KOK) me seli në Berlin, e kritikon këtë masë, sepse siç thotë për DW Eva Kübelbeck, referente e kësaj shoqate, “ligji në këtë rast godet personat që janë në hall, në vend që të merret me trafikantët e tyre.”
Edhe Enti që merret me luftimin e punës në të zezë e ka të parasysh këtë fakt, prandaj, siç i tha DW një zëdhënës i tij, kjo gjobë do të vihet vetëm në raste ekstreme. Ai shpjegon se deri tani policia nuk kishte asnjë mundësi të parandalonte këtë lloj punësimi me mëditje, ku në të shumtën e rasteve njerëzit sillen në mënyrë të organizuar nga vendet e Evropës Juglindore prej personave që bëjnë si ndërmjetësues dhe duan thjesht t’i shfrytëzojnë. “Qëllimi ynë është që t’i nxisim migrantët që të kërkojnë punë legale”, thotë zëdhënësi. Ndër të tjera ai vë në dukje se, edhe për ato raste kur migrantët janë ilegalë dhe nuk kanë një kontratë pune, ata kanë të drejtë ta hedhin në gjyq punëdhënësin, nëse ky abuzon me ta.
Sigurisht që kjo kërkon një avokat, por ndoshta ia vlen llogaria. Dikush që ka punuar në të zezë në Gjermani, dhe nuk është paguar nga punëdhënësi, ka të drejtë ta hedhë atë në gjyq dhe t’i kërkojë dëmshpërblim. Në praktikë, migrantët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi, nga frika se mos paditen për punë në të zezë. Por, kjo në praktikë nuk ndodh, sepse, përgjegjësia për punësimin ilegal bie mbi punëdhënësin dhe jo punëmarrësin, thonë ekspertët.
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?