Lajme
Gjermania dekoron çiftin e firmës BioNTech
Tashmë themeluesit e prodhuesit më në zë të vaksinës, BioNTech, do të nderohen me urdhrin më të lartë të meritës për angazhimin kundër pandemisë së Coronas. Presidenti Steinmeier do ta bëjë dekorimin në prani të kancelares Merkel, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se çifti i sipërmarrësve i BioNTech-ut, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, nderohen me Kryqin Federal të Meritës. Themeluesit e grupit të bioteknologjisë e marrin çmimin për zhvillimin brenda një kohe të shkurtër dhe licencimin e një vaksine kundër Covid-19, siç njoftoi Zyra e Presidentit Federal. Türeci dhe Sahin kanë dhënë një “kontribut vendimtar për të kufizuar pandeminë e Coronas” përmes “përpjekjeve të tyre të palodhshme”, bëhet e ditur.
Dorëzimi i urdhrit më të lartë gjerman të meritës për çiftin sipërmarrës nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier do të bëhet në 19 Mars në Pallatin Bellevue, në prani të Kancelares Angela Merkel. Ky është dekorimi i parë që bën Presidenti gjerman këtë vit.
Fillimisht, aktivë në kërkimet për kancerin
Çifti i mjekëve Türeci dhe Sahin e themeluan kompaninë BioNTech në vitin 2008 për të zhvilluar terapi kundër kancerit. Synimi i punës kërkimore të tyre ishte dhe është që në vend të kimioterapisë ose rrezatimit, trupi të trajnohet individualisht dhe posaçërisht për ta luftuar vetë kancerin. Për këtë qëllim, filloi zhvillimi i një procesi duke përdorur mARN, për të cilin kishte menduar që në vitet 1990 biologu dhe më vonë themeluesi i sipërmarrjes CureVac në Tyringen, Ingmar Hoerr.
Nga prilli i vitit të kaluar, BioNTech-u zhvilloi një vaksinë kundër virusit Sars-CoV-2 nën drejtimin e Türeci dhe Sahin. Edhe këtu u përdor teknologjia mARN. Vaksina, e quajtur BNT162b2, e mori licensën e saj të kushtëzuar për t’u tregtuar në BE në 21 dhjetor.
Deri tani, vaksina konsiderohet të jetë një nga preparatetet më efektive kundër sëmundjes së rëndë Covid 19. Sipas një studimi laboratorik, vaksina është efektive edhe kundër varianteve të virusit që u shfaqën për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën e Jugut.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












