Lajme
Gjermania anulon mbi 8 mijë leje qëndrimi në 2025, Shqipëria ndër vendet me më shumë raste
Sipas të dhënave zyrtare, shtetasit nga Gjeorgjia, Shqipëria dhe Turqia kryesojnë listën e urdhrave të dëbimit
Autoritetet në Gjermania kanë anuluar 8,232 leje qëndrimi për shtetas të huaj gjatë vitit 2025, një shifër më e ulët krahasuar me 9,277 raste të regjistruara në vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat janë bërë publike përmes një përgjigjeje të qeverisë së koalicionit, nën drejtimin e kancelarit Friedrich Merz, pas një pyetjeje parlamentare të raportuar nga agjencia gjermane e lajmeve.
Sipas shifrave zyrtare, shumica e urdhrave të dëbimit të lëshuara gjatë këtij viti lidhen me shtetas nga Gjeorgjia (671 raste), Shqipëria (661 raste) dhe Turqia (618 raste).
Të njëjtat shtete kryesonin listën edhe në vitin 2024, kur qytetarët shqiptarë regjistruan numrin më të lartë të rasteve, me 923 urdhra dëbimi.
Të dhënat tregojnë një rënie të lehtë të përgjithshme të anulimeve krahasuar me vitin e kaluar, por Shqipëria mbetet ndër vendet kryesore sa i përket rasteve të regjistruara.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











