Kosova
Shfaqje e suksesshme e teatrit nga Kosova në Gjermani
Në Koln të Gjermanisë është pasqyruar një shfaqje nga artistët e teatrit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Aty u shtjelluan tema të ndryshme, si: përjetimet e të burgosurit politikë në Shqipëri gjatë regjimit komunist dhe ata në Kosovë gjatë pushtimit serb?
Si ndodhi masakra në burgun e Dubravës në vitin 1999?
Këto janë temat me të cilat merret shfaqja “Ora e vdekjes” e artistëve shqiptarë, të cilët u prezantuan më 22.09.2023 para publikut në Rufffactory në Këln të Gjermanisë. Kjo shfaqje që është realizim i produksionit të pavarur teatror “Bokshi teatër”, në partneritet me “Artpolis”, ishte pjesë e Festivalit të Teatrit “Theaterfestival Neues Europa” që po mbahet në Këln.
Publiku në Këln kishte mbrëmë mundësi të shikonte një pjesë të errët nga historia e Kosovës dhe Shqipërisë. „Ora e vdekjes“ është e bazuar në histori të vërteta të të burgosurve politikë në Kosovë dhe Shqipëri.
Shfaqja e mbushur me emocione u mirëprit nga publiku në Këln, ku kishte edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani.
Në rolin e Efta Sasit shkëlqeu aktorja e njohur Albulena Bokshi, por edhe kolegët e saj, Adrian Morina, Arben Derhemi dhe Kushtrim Sheremeti.
Regjinë e shfaqjes “Ora e vdekjes” e ka bërë regjisori i njohur kosovar, Ilir Bokshi, ndërsa autore të tekstit dramaturgjik janë Ulpiana Maloku dhe Agnesa Mehanolli.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













