Lajme
Gjermani: Grevat bllokojnë aeroportet, anulohen rreth 700 fluturime
Rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse 100.000 pasagjerë, për shkak të grevave të planifikuara për të enjten dhe të premten nga sindikata e punëtorëve Verdi në Gjermani, tha Shoqata e aeroporteve.
Grevat do të zhvillohen në tri aeroporte gjermane.
“Pothuajse 100.000 pasagjerët do të vuajnë si rezultat i taktikave të grevave të Verdit”, tha drejtori i kësaj shoqate, Ralph Beisel.
Të premten pritet të ketë greva edhe të punëtorëve të hekurudhave në Gjermani, që pritet të shkaktojnë telashe të mëdha për personat që përdorin këtë mjet transporti. Shoqata e aeroporteve akuzoi sindikatat e punëtorëve se po keqpërdorin të drejtën e grevave. Sipas kësaj shoqate, në tre muajt e parë të këtij viti, mbi 900.000 pasagjerë janë detyruar të ndryshojnë fluturimet apo janë përballur me anulim fluturimesh për shkak të grevave.
Sindikata Verdi është duke zhvilluar negociata me Shoqatën e Aviacionit dhe të Kompanive të Sigurimit lidhur me bonuset e punëtorëve dhe po ashtu po kërkon që të arrihet një kontratë e re kolektive, që do të përfshinte pagesën për punën jashtë orarit për stafin e sektorit të sigurisë dhe të shërbimeve në aeroportet komerciale.
Deri më tani, sindikalistët kanë refuzuar ofertat e Shoqatës së Aviacionit, teksa negociatat pritet të vazhdojnë më 27 dhe 28 prill.
Sa i përket grevës së punëtorëve të hekurudhave, operatori kombëtar i hekurudhave ka paralajmëruar qytetarët se do të ketë “kufizime të mëdha” në transport./rel
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













