Bota

Gjermanët vazhdimisht punësojnë dhe kërkojnë punëtorë

Gjermania regjistroi një rënie të normës së papunësisë pas eksporteve të forta dhe rritjes së kërkesës së brendshme dhe përfundoi më 2017 me numrin më të madh të punonjësve që nga ribashkimi i Gjermanisë

Numri i të papunëve në Gjermani ka rënë në dhjetor në 183,000 në vit.

I tërë viti 2017 kishte përfunduar me një rekord punësimi prej 44.3 milionë punonjësish.

Shkalla e papunësisë në dhjetor ishte 5.3 për qind, ashtu si në nëntor, sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Numri i të papunëve në muajin dhjetor ishte 2.3 milionë. Megjithatë, kërkesa për punëtorë të rinj vazhdon të ketë “rritje të fortë”, tha drejtori i Agjencisë kombëtare të punësimit, Detlef Scheele.

Gjermania regjistroi një rënie të normës së papunësisë pas eksporteve të forta dhe rritjes së kërkesës së brendshme dhe përfundoi më 2017 me numrin më të madh të punonjësve që nga ribashkimi i Gjermanisë.