Lajme
Gjermanët të ndarë pas vendimit për ndaljen e termocentraleve bërthamore
Në tre stacionet e mbetura të energjisë bërthamore në Gjermani u ndërpre prodhimi të shtunën. Disa politikanë e kanë mirëpritur mbylljen, ndërsa të tjerë paralajmëruan se natyra e ndërprerë e energjisë së rinovueshme do të kërkojë më shumë lëndë djegëse fosile, shkruan DW, përcjellë albinfo.ch.
Ricarda Lang, shefe e grupit parlamentar të të Gjelbërve thotë se kjo shënon një hyrje përfundimtare në epokën e energjisë së ripërtërishme, për një mjedis më të përshtatshëm për pasardhësit. Nga partia e saj u tha se tashmë gjermania prodhon gjysmën e energjisë elektrike me burime të ripërtërishme dhe qëllim mbetet të arrihet 80% e prodhimit deri në vitin 2030, shkruan DW.
Tutje nga të gjelbrit u tha se me këtë do ketë më shumë energji elektrike, do mbrohej mjedisi dhe Gjermania do të pavarësohej nga autokratët dhe do të vendosej themeli për një ekonomi të fortë dhe vende pune të mira, përcjellë albinfo.ch.
Nga Partia Social Demokrate e kancelarit Olaf Scholz u tha: “Lamtumirë fuqi bërthamore! Lamtumirë politikë energjetike e pasigurt, e papastër, joekonomike!” Nga ana tjetër, grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Lirë me fokus biznesin, i cili është në koalicion me SPD dhe të Gjelbërit u shprehën të pakënaqur me vendimin, shkruan DW.
Kreu i partisë, Christian Lindner, i cili është ministër i financave i Gjermanisë, shkroi derisa e ardhmja është energjia e rinovueshme, duhet të sigurohet furnizimi derisa të ketë kapacitet të mjaftueshëm. Lindner tha se nëse varet nga ai, Gjermania do të mbante tre termocentralet e fundit në rezervë, përcjellë albinfo.ch.
Të njëjtin mendim ndanë edhe politikani konservator Markus Söder, udhëheqës i Bavarisë, që tha se tre termocentralet duhej të mbaheshin në rezervë. “Gabim serioz për t’u larguar nga energjia bërthamore në këtë moment në kohë”, u shpreh ai, raporton DW.
Përpara mbylljes, Martin Kaiser, drejtor menaxhues i Greenpeace Gjermani, u kërkoi ministrave të sigurojnë asgjësimin e sigurt të mbetjeve të akumuluara bërthamore, të cilat ai tha se do të jenë ende radioaktive për miliona vjet, përcjellë albinfo.ch.
Tre termocentralet e fundit bërthamore të Gjermanisë – Isar 2 në Bavari, Emsland në Saksoninë e Poshtme dhe Neckarwestheim 2 në Baden-Württemberg – u mbyllën të shtunën pas gjashtë dekadash funksionimi, sipas kompanive të energjisë që operojnë reaktorët, shkruan DW.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












