Shkurt.ch
Gjendet material bombe te zvicerani i konvertuar në islam
Policia e ka bërë bastisjen pasi që ka parë se islamisti i njohur ka përshëndetur në facebook sulmin terrorist në Paris, në nëntor të vitit 2015
Me rastin e një bastisjeje të bërë në banesën e një simpatizanti zviceran të ISIS-it në Arlesheim të kantonit Baselland, policia ka gjetur materialin që përdoret për konstruktimin e bombës fosforike, shkruan blick.ch. Prokuroria Federale ka konfiskuar materialin në fjalë.
Policia e ka bërë bastisjen pasi që ka parë se islamisti i njohur ka përshëndetur në facebook sulmin terrorist në Paris, në nëntor të vitit 2015. Te zvicerani i konvertuar në islam janë gjetur rreth 800 gramë fosfor i kuq, transmeton albinfo.ch. Interesimin e tij për këtë lëndë shpërthyese ai e ka arsyetuar si “të natyrës thjesht shkencore”. Atë e ka siguruar përmes internetit.
Ndaj tij tashmë është iniciuar procedura penale në bazë të ligjit federal që ndalon pjesëmarrjen në grupimet ekstremiste si al-Qaida dhe Shteti Islamik.
Është interesante se zvicerani 31 vjeçar ka qenë ndër anëtarët themelues të grupit radikal islamik të Zvicrës, të njohur me emrin IZSR. Grupi në fjalë ka njoftuar në faqen e internetit se tashmë ka pezulluar personin në fjalë nga kryesia, për shkak të “hobit të tij ekzotik”. Me këtë veprim, IZSR dëshiron të distancohet nga aktivitetet e anëtarit të vet.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











