Shkurt.ch
Gjendet e vrarë me thikë vajza 4 vjeçe
Një vajzë katërvjeçe e vrarë dhe dy prinderit e saj të plagosur. Ky është bilanci tragjik i një tragjedie të rëndë familjare në Niederlez (Aargau), shkaqet dhe motive e të cilës janë ende të panjohura. Ndërkohë që babai ka marrë plagë të rënda, e ëma e vajzës së vrarë është lënduar lehtë.
Të dielën rreth orës 21.30 policia e kantonit Aargau i është përgjigjur telefonatës së ardhur nga një banor në Niederlenz. Në shtëpinë për të cilën ishn alarmuar, policët kanë gjetur një grua zvicerane 43 vjeçe të lënduar lehtë dhe bashkëshortin e saj 44 vjeçar, me plagë të rënda. Ndërsa për vajzën 4 vjeçe tashmë nuk kishte shpresë. Autoambulanca e ardhur ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas informacioneve të para që ka dhënë policia e Aargaut, vajza ka vdekur nga therjet me thikë, por ende nuk dihet asgjë lidhur me rrjedhën e ngjarjes tragjike. Por ajo që supozon policia kantonale, është se krimi ka ndodhur brenda familjes dhe rrjedhimisht nuk paraqitet ndonjë pistë krimi të kryer nga pala e tretë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













