Gruaja
Gjashtë vjet burg Endritit* për tentimvrasje të gruas
Viktima nuk kishte ardhur në seancën gjyqësore por përmes avokates e kishte pyetur ish bashkëshortin: “Përse ma shkatërrove jetën?”
Endriti kishte ardhur në Zvicër para një viti. Ishte martuar me dashuri. Kishte provuar të punonte në ndërtim dhe pastaj në profesionin e vet, si berber. “Në fillim ishte shumë mirë, gjithçka shkonte si duhet dhe donim të krijonim një familje”. Por, katër javë më vonë Endriti e ther gruan me një brisk 15 centimetra të gjatë.
Pyetjes së gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut në Bremgarten (Aargau) se përse kishte ndodhur therja kur ata dy e kanë kaluar kaq mirë, i akuzuari i është përgjigjur se familja e saj ishte përzier më shumë se që duhej në jetën e çiftit të ri. Ai kishte dëshirë që ndonjë fundjavë ta kalonte me të shoqen por kjo ishte e pamundur, pasi që ajo shkonte tepër shpesh te e ëma. Veç kësaj, familja e bashkëshortes por edhe vetë ajo po e trajtonin me shumë shpërfillje. Kështu, ai e kishte ndjerë veten të izoluar dhe të tradhtuar.
Ditën kritike ai i kishte telefonuar asaj kur ajo ishte te e ëma. Pasi që i kishte thënë të vinte ajo sërish e kishte porositur të kthehej por në fund megjithatë kishte dalë te hyrja e banesës për ta pritur Endritin. Pasi e kishte pyetur përse po luante me të, ai i kishte kërkuar çelësin që ta merrte valixhen dhe të kthehej në Kosovë. Ajo nuk kishte dashur t`ia jepte çelësin dhe i kishte thënë se “e kishte në dorë jetën e tij”. Kjo, sipas dorasit, e kishte përshkallëzuar situatën dhe ai e kishte sulmuar gruan e tij me një thikë që e kishte nxjerrë nga palltoja. Me atë rast i kishte shkaktuar asaj prerje në qafë, në fytyrë, në krahë dhe në këmbë. Pas kësaj, ai kishte ikur.
Viktima nuk kishte ardhur në seancën gjyqësore por përmes avokates e kishte pyetur ish bashkëshortin: “Përse ma shkatërrove jetën?”. Ndërsa Endriti nuk ka përgjigje. Ai thotë se ka qenë thjesht një moment kur situata ka eskaluar. Nuk ka ditur as vetë se çka do të arrinte me atë veprim.
Sidoqoftë, gjykatësja ka konstatuar se kosovari kishte qenë një ose dy herë i përfshirë në delikte me thikë deri sa ende po jetonte në Kosovë.
Trupi gjykues i beson pohimit të tij se ai është penduar thellë për veprën. Prokuroria nuk ka mundur të sillte prova se sulmi ka qenë i planifikuar, shkruan aargauerzeitung.ch. Ajo ka supozuar se Endriti ka shkuar ta marrë thikën në shtëpi ndërkohë që vetë i akuzuari ka thënë se ka mbajtur gjithmonë një thikë me vete. Bazuar në të gjitha këto, ai nuk është gjetur fajtor për tentimvrasje por për tentim të goditjes për vrasje.
Trupi gjykues ka marrë njëzëri vendimin: gjashtë vjet burg dhe një dëmshpërblim prej 20 mijë frangash për viktimën si dhe një zhdëmtim.
Vendimi ende nuk është i plotfuqishëm dhe mund të atakohet.
* Emri i shifruar
E-Diaspora
-
Një mbrëmje plot risi dhe frymëzim Ngjarja në Google Cyrih ishte një moment historik në misionin e swissalbs për të promovuar dhe...
-
Komuniteti shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
-
Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim
-
Itali: Shqiptari e godet 8 herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte
Jeta në Austri
-
Kombëtarja shqiptare vendoset në Grac të Austrisë Në Austri kombëtarja do të qëndrojë deri më 8 qershor...
-
Gjashtë gjëra që duhet t’i dini për vizitat te mjeku në Austri
-
Kur janë pushimet shkollore në Austri në vitin 2024?
-
A është më mirë të marrësh me qira apo të blesh pronë në Austri tani?
-
Presidentja Osmani arrin për vizitë në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore