Futboll
Futbollisti shqiptar që luan në Rumani: Më mirë të na shajnë me nënë se thirrjet “Serbia, Serbia”
Ish-golashënuesi më i mirë i kampionatit rumun, Azdren Llullaku, ka mbrojtur vendimin e lojtarëve të Kosovës për ta braktisur ndeshjen me Rumaninë, pas thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë.
Ai tash po paraqitet në ligën e tretë rumune dhe ishte reprezentues i Shqipërisë.
Llullaku pret që Kosova të humbë 3:0 në tavolinë, por thotë se lojtarët mbrojtën dinjitetin duke u larguar nga fusha.
“Ata do të largoheshin nga fusha edhe sikur të ishte 3:0 për Kosovën”, ka thënë Llullaku që në Rumani fillimisht u transferua në vitin 2012.
Tutje ka shtuar se edhe po të ishte duke fituar Kosovë, i njëjti veprim do të merrej nga lojtarët.
“E pashë ndeshjen në televizor. Më erdhi keq që ndodhi kështu. E di që ajo që them për disa nuk do të tingëllojë mirë. Për aq sa di, lojtarët ishin të vendosur të largohen nga fusha pas thirrjeve të para ‘Serbia, Serbia’. Jam 100 për qind i sigurt se ata nuk e kanë pritur këtë për të fituar tri pikë në komisionet e UEFA-s. Vetëm se ka shumë dhembje, pasi po vazhdon kështu. Ju e kuptoni që ne në Kosovë kemi kaluar luftën. Kemi familjarë që kanë vdekur në luftë. Unë jam larguar nga atje, i kam parë të gjitha. Është plagë që nuk është mbyllur. Më besoni, kur dëgjoni ‘Serbia, Serbia’ është shumë e dhembshme. Që kjo mos të ndodhë sërish, ata morën vendimin për t’u larguar nga fusha”, ka thënë Llullaku për “fanatik.ro”.
Llullaku ka vazhduar t’u dalë në përkrahje lojtarëve të Kosovës.
“Nga ajo që kam dëgjuar nga Rrahmani, i gjithë stadiumi ka thirrur ‘Serbia, Serbia’. Nëse do të kishte katër-pesë thirrje, nuk do të ishte problem. Por kur bërtet e gjithë masa, atëherë nuk është në rregull. Për ne në Kosovë, thirrjet ‘Serbia, Serbia’ janë shumë të dhimbshme. Më mirë të na shajnë me nënë, çka do që dëshirojnë. Po e jap një shembull që ju ta kuptoni se si ndihemi nëse ka thirrje ‘Serbia, Serbia’. Nëse në një ndeshje ndaj Palestinës ka thirrje ‘Izraeli, Izraeli’, si mendoni se lojtarët e Palestinës do të ndihen, kur kanë qindra fëmijë të vdekur, shtëpi të bombarduara. Kjo tregon se sa e dhimbshme është, pasi kemi kaluar në diçka të tillë”, ka shtuar Llullaku.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve












