Futboll
Futbollisti Florent Muslija vlerësohet lart në Hannover
Futbollisti kosovar, Florent Muslija, është duke u vlerësuar lart te skuadra e Hannoverit.
Trajneri i ekipit elitar të Gjermanisë, Mirko Slomka, ka thënë se Muslija është duke u paraqitur mirë gjatë ndeshjeve përgatitore për edicionin e ri të Bundesligës.
“Kur Flo është në lojë, ai paraqitet shumë mirë”, ka thënë Slomka, transmeton albinfo.ch. Muslija të dielën realizoi gol të bukur për Hannoverin që fitoi 2:1 në miqësore ndaj skuadrës ruse Rostov. Ai është futbollist që luan në shumë pozita ofensive. Futbollisti 21-vjeçar muajin e kaluar vendosi ta përfaqësojë Kosovën dhe pritet të jetë për ndeshjet e radhës një armë e fortë për “Dardanët”.
Armë e fortë pritet të jetë edhe për klubin gjerman.
“Muslija është lojtar kreativ. Kur Flo punon dhe ka të tjerë rreth tij që punojnë, ata shtyjnë para njëri-tjetrin”, ka shtuar Slomka.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














