Ekonomi
Funte rrezikon rënien e madhe
Zv/Guvernatori i Bankës së Anglisë, Jon Cunliffe, tha se funte mund të pësojë një rënie të madhe nëse Britania del nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.
Sipas tij, valuta po nxitet nga negociatat me Evropën dhe vlera aktuale reflekton shumë rezultate të mundshme. Kjo nënkupton se priten luhatje të mëdha ndërkohë që rezultatet bëhen të ditura.
“Ndërkohë që rrugëtimi i Brexit bëhet i dukshëm dhe i qartë, kursi i këmbimit do të pësojë lëvizje të mëdha”, tha ai. Bisedimet ditën e mërkurë dështuan të sjellin një dakordësi në Bruksel dhe kryeministrja Theresa May po konsideron zgjatjen e periudhës së tranzicionit pas daljes në muajin mars, transmeton ‘Scan’.
Liderët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se nuk është bërë progres i mjaftueshëm deri më tani, në mënyrë që të arrihet marrëveshja e divorcit në nëntor, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që zv/guvernatori përsëriti se Banka e Anglisë nuk shënjestron kursin e këmbimit, ai tha se vlera e funtes ka shumë ndikime nga objektivi i arritjes së inflacionit në 2%.
Funte ka ndjekur zhvillimet e Brexit që prej referendumit të vitit 2016 dhe pati rënien më të madhe pas rezultatit të atij votimi.
Zhvlerësimi rriti çmimet e importit dhe fryu inflacionin për një periudhë thuajse 2-vjeçare. Aktualisht, valuta është në rënie me 12% që prej qershorit 2016, ku britanikët votuan për të dalë nga Evropa.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











