Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar qytetarët se nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026”, transmeton albinfo.ch.
Ushtrimi do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ushtritë partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia dhe Shqipëria.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
FSK ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke sqaruar se lëvizjet e automjeteve do të bëhen në kuadër të realizimit të ushtrimit fushor./Albinfo.ch