Kosova
FSK me kadetë nga diaspora
“Tash e kemi për akademi ushtarake, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani dhe shtete të tjera ku i kemi vendet tona”, është shprehur Rama
Kandidatët për kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në fazën e parë të testimit.
Këtë e ka bërë të ditur komandanti i FSK-së, Rrahman Rama. Ai është shprehur se pritet që në fillim të javës së ardhshme të përfundoj faza e parë e testimeve që përfshin testin e inteligjencës dhe testin fizik.
“Janë në fazën e parë. Këto janë dy teste, testi i inteligjencës dhe ai fizik, pastaj është intervista me gojë, pastaj prova mjekësore, por këto dy të parat përfundojnë kah fillimi i javës së ardhshme”, është shprehur Rama.
Gjithashtu, Rama për lajmi.net ka treguar se në maj të këtij viti pritet të filloj kampanja informuese për konkursin e akademisë ushtarake.
Ai gjithashtu ka treguar se ky konkurs për akademinë ushtarake të Kosovës, do të jetë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani dhe shtete tjera ku ka shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
“Tash e kemi për akademi ushtarake, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani dhe shtete të tjera ku i kemi vendet tona. Ky konkurs fillon pak më vonë, diku në maj fillon kampanja, në qershor bëhet përzgjedhja që të jetë e gatshme për shtator”, është shprehur Rama.
Në konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes për kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë aplikuar mbi 6000 të rinj, prej tyre vetëm 650 do të kenë rastin të veshin uniformën e ushtrisë së Kosovës.
E në këtë konkurs, i ultë ishte interesimi i komuniteteve pakicë për të shërbyer në ushtrinë e Kosovës, vetëm 174 persona nga mbi 6000 sa kanë konkurruar gjithsej, ishin nga komunitetet pakicë, ndër ta edhe serbë.
Forca e Sigurisë së Kosovës në fund të vitit që e lamë pas është shndërruar në ushtri të Kosovës dhe kjo parasheh edhe rritjen e numrit të pjesëtarëve.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore












