Lajme
Frikë nga korona: Qytetarët e Vjenës përdorin më shumë veturat se sa transportin publik
“Wiener Linien” po përballet me një rënie të madhe të udhëtarëve. Nga frika e infeksionit, shumë njerëz vazhdojnë ta përdorin veturat si mjet transporti edhe pas lirimit të masave
Pas heqjes së masave, lëvizshmëria në Vjenë u rrit përsëri, por transporti publik po lufton me një rënie të madhe të udhëtarëve.
Në krahasim me kohën para Koronavirusit, rreth gjysma e qytetarëve më pak sot e përdorin metronë, tramvajet apo autobusët në kryeqytet. Shumë prej tyre kanë frikë nga infeksioni.
Maska e detyrueshme nëpër transportin publik është po ashtu një pengesë për qytetarët. Rënia e numrit të udhëtarëve ka shkaktuar humbje të madhe të të ardhurave. “Wiener Linien” po bën apel te qytetarët që të përdorin sa më shumë transportin publik përsëri, jo vetëm për shkak të krizës klimatike, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
“Para pandemisë, ne ishim në maje të suksesit sa i përket imazhit të transportit publik”, ka thënë udhëheqësja e “Wiener Linien”, Alexandra Reinagl. “Gjithmonë ka pasur rekord të udhëtarëve, tani befas ka një rënie të dukshme”.
Në kohën e kufizimeve më të rrepta të daljeve, vetëm 20 për qind e udhëtarëve të zakonshëm udhëtonin me transportin publik. Megjithëse numri i udhëtarëve është rritur përsëri, prapëseprapë kemi gjysmën e udhëtarëve të humbur. Kjo gjithashtu ka shkaktuar humbje miliona euro nga të ardhurat e biletave.
Kompania tani po përpiqet të lehtësojë frikën e udhëtarëve nga infeksioni. Më 6 maj, AGES (Agjencia për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit) prezantoi një studim, sipas të cilit, asnjë rast i infektimit nuk ka ndodhur në transportin publik.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










