Integrimi
Francezët të revoltuar për dëbimin e Amarildës
Të dëbuar për në Shqipëri gjatë fundjavës së kaluar, me vendimin e kryebashkiakut të Pyrénées-Orientales, i cili e realizoi vendimin gjyqësor, familja shqiptare e Amarildës vazhdon të marrë mbështetje nga banorët francezë në nivel lokal, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Kryetarja e Lëvizjes kundër racizmit dhe për miqësinë mes popujve (MRAP), Maryse Martinez, ka shprehur vendosmërinë e saj se historia e kësaj familje nuk ka përfunduar.
“Unë jam e sigurt se ne do ta rishohim sërish Amarildën dhe familjen e saj (familja Mitaj, v.r.). Lufta kundër papërmbajtshmërisë, kundër pandershmërisë, kundër keqardhjes do të vazhdojë! Barbarizmi nuk mund të fitojë asnjëherë! Dhe Amarilda do të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, sepse ajo është e shkëlqyer, ajo do të jetë një profesoreshë e shkëlqyeshme e matematikës”, transmeton më tej Albinfo.ch.
Duke konfirmuar se ajo kishte biseduar me vajzën e re në telefon, ajo pranoi se “familja shqiptare kishte mbërritur në Tiranë pasditen e së enjtes”. “Ata ishin të gjithë shumë të tronditur, të dëshpëruar nga sjellja aq çnjerëzore. Ne gjithashtu jemi të prekur, çfarë barbarizmi!
Kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales ka një detyrë, me pushtetin e tij, të vendosë për të lejuar familjen që të jetojë në Francë, në vend se të kthejë ate në një vend tepër të rrezikshëm, për rtë cilin të gjithë jemi njoftuar. Por, si mund ta arrijmë këtë? Ai zgjodhi ta kthejë familjen në një rrezik ekstrem, një familje si e imja, si tuajat, një familje që mund të sjellë pasuri në Francë, si shumë refugjatë të tjerë, pa të cilën ne nuk do të ishim ata që jemi”, ka përfunduar Martinez, informon Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave













