E-Diaspora
Francezët protestojnë për dëbimin e familjes shqiptare
Familja e saj vendosi të largohej nga atdheu për shkak se babai i Amarildës kishte qenë në shënjestër e mafias. Mafia kishte tentuar ta vriste
Amarilda Mitaj dhe familja e saj u dëbuan nga Franca. Por kjo ka zemëruar banorët lokalë.
Ata janë ngritur në protestë për të ndalur dëbimin në Shqipëri të familjes shqiptare.
Të hënën në mëngjes, përpara shkollës Arago High School, një mësues lexoi një letër të 16-vjeçares, e cila mori lajmin për dëbim më 25 tetor, raporton “Ora News”.
Mësuesi shpjegoi pse Amarilda, e cila zotëron 5 gjuhë të huaja, duke përfshirë arabitshen, nuk do të jetë në gjendje të kthehet në shkollë.
Pasi iu refuzua kërkesa e azilit ajo u dëbua së Shqipëri së bashku me prindërit dhe vëllain 10 vjeçar, përcjell albinfo.ch.
“Sot kemi në klasë një karrige bosh, jo sepse studentja është e sëmurë, por sepse familja e saj është dëbuar”, tha mësuesi.
Në letrën, që Amarilda ia dërgoi përmes WhatsApp, rrëfeu mbi problemet që do të përballet kur të kthehet në Shqipëri.
Familja e saj vendosi të largohej nga atdheu për shkak se babai i Amarildës kishte qenë në shënjestër e mafias. Mafia kishte tentuar ta vriste. Shkak ishte bërë fakti se ai kishte ndërhyrë për të mbrojtur vajzën e tij pasi mafia e përndiqte.
Amarilda shpjegoi se që nga kthimi në Shqipëri, është detyruar të qëndrojë e mbyllur: “Nuk mund të dal me frikën se personi që u përpoq të më rrëmbejë mund të përsërisë aktin e tij dhe të vrasë babin tim. Dua të kthehem në Francë sepse aty ndihem e mbrojtur”.
Më parë, kryetarja e Lëvizjes kundër racizmit dhe për miqësinë mes popujve (MRAP), Maryse Martinez, ka shprehur vendosmërinë e saj se historia e kësaj familje nuk ka përfunduar.
“Unë jam e sigurt se ne do ta rishohim sërish Amarildën dhe familjen e saj (familja Mitaj, v.r.). Lufta kundër papërmbajtshmërisë, kundër pandershmërisë, kundër keqardhjes do të vazhdojë! Barbarizmi nuk mund të fitojë asnjëherë! Dhe Amarilda do të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, sepse ajo është e shkëlqyer, ajo do të jetë një profesoreshë e shkëlqyeshme e matematikës”, transmeton më tej Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











