Bota
Franca u lejon forcave të sigurisë të qëllojnë mbi pjesëmarrësit në protestë

Forcat e sigurisë së Francës e kanë të lejuar që të hapin zjarr nëse kanoset jeta gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” që do të mbahen këtë fundjavë.
Gjenerali Bruno Leray, guvernatori ushtarak i Parisit, për mediat lokale tha se ushtria do të ndihmoj 5.000 zyrtarët policor për të siguruar rendin gjatë protestave.
Ai tha se forcat e sigurisë mund “të hapin zjarr” nëse vihet në rrezik jeta e tyre apo e civilëve.
Policia franceze njoftoi se nuk do të lejohet organizimi i protestave në Champs-Elysees dhe se protestuesit do të mbahen larg rrugëve që rrethojnë bulevardin Arc de Triomphe.
Gjatë protestave të javës së kaluar, 192 persona u arrestuan ndërsa u lënduan 42 të tjerë, duke përfshirë edhe 17 policë, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch
Protestat e “jelekëve të verdhë” filluan para katër muajve si reagim i rritjes së çmimit të derivateve të naftës. Megjithatë, protestat më vonë u shndërruan në trazira antiqeveritare.
Sipas qeverisë franceze, deri më tani në protesta kanë humbur jetën 11 persona dhe më shumë se 2.000 të tjerë janë lënduar.
Rreth 8.400 persona janë arrestuar për protestat dhe 2.000 janë dënuar me burg
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor