Lajme
Franca sërish nën bllokim mbarëkombëtar
Rreth 20 milionë francezë, përfshirë banorët e rajonit të Parisit, do të jenë sërish nën një bllokim mbarëkombëtar nga e premtja dhe për një muaj, me kushte më fleksibël, sesa të mëparshmit, njoftoi sot në mbrëmje qeveria.
Përballë përshpejtimit të epidemisë në Francë, me 35 000 raste të reja në 24 orët e fundit dhe ndërsa vendi i afrohet pragut të tmerrshëm të 100 000 vdekjeve, kryeministri Jean Castex njoftoi “masa të reja masive për frenimin e epidemisë, duke filluar nga mesnata e së premtes dhe për katër javë”, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Ato do të aplikohen në 16 departamente, përfshirë Parisin dhe rajonin e tij.
Megjithatë, Castex specifikoi se shkollat do të mbeten të hapura, si edhe bizneset që shesin produkte thelbësore, përfshirë libraritë.
“Në lidhje me udhëtimet jashtë shtëpisë, në veçanti për të marrë ajër, për të ecur, për të ushtruar sporte, ata do të mbikëqyren, por sipas rregullave më fleksibël sesa në mars dhe nëntorin e kaluar, gjatë dy bllokimeve të para në Francë”, theksoi ai, duke cilësuar se udhëtimet midis rajoneve do të jenë të ndaluara.
Shtetrrethimi, aktualisht në fuqi nga ora 17:00, do të kthehet sërish në orën 18:00.
Këto kufizime të reja vijnë pothuajse një vit pas njoftimit nga presidenti Emmanuel Macron të bllokimit të parë, që më pas u zbatua në të gjithë territorin dhe në një mënyrë shumë më të rreptë, veçanërisht me mbylljen e shkollave.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë