Lajme
Franca paralajmëron qytetarët që të shmangin Portugalinë dhe Spanjën këtë verë
Në një njoftim zyrtar, Franca po u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Portugali dhe Spanjë, pas rritjes së rasteve të reja me variantin Delta të COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, qeveria thotë se nuk ka përjashtuar vendosjen e kufizimeve të udhëtimit në të dy vendet, shkruan Euronews.
“Për ata që nuk kanë rezervuar ende pushimet e tyre, shmangni Spanjën dhe Portugalinë në planet tuaja”, tha Clément Beaune, Sekretari Francez i Shtetit për Çështjet Evropiane.
“Kjo është një këshillë dhe një rekomandim për të cilin unë insistoj. Është më mirë të qëndrosh në Francë ose të shkosh në vende të tjera. Por, këtu kemi një situatë shqetësuese, veçanërisht në Portugali, e cila për fat të mirë po merr masa”.
Njoftimi francez është në kontrast me vendimin e fundit të Gjermanisë për të lehtësuar kufizimet mbi njerëzit që vijnë nga Portugalia. Qasjet e ndryshme nxjerrin në pah mospërputhjet e vazhdueshme në udhëtimet midis vendeve anëtare në BE, pavarësisht nga lëshimi i certifikatës së udhëtimit COVID në BE.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














