Lajme
Franca e Gjermania, nga armiq të dikurshëm, promovojnë paqen e pajtimin
Franca dhe Gjermania përkujtojnë çdo vit armëpushimin e 11 nëntorit 1918, i cili i dha fund luftimeve në Luftën e Parë Botërore.
Kjo ceremoni është gjithashtu një mundësi për të nderuar të gjithë ata që ranë për Francën dhe Gjermaninë në konfliktet e kaluara dhe aktuale.
“Një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet më 11 nëntor në orën 11:00. Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në Arbëri”, njofton Ambasada gjermane në Prishtinë, transmeton albinfo.ch.
Sikurse vitet e kaluara, edhe këtë vit ceremonia do të organizohet së bashku me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë. Miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan.
Ajo gjithashtu dëshmon për vuajtjet e të gjithë popujve të përballur me mizoritë e luftës.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











