Kosova
Fotografitë e rralla të Eugène Pittard sjellin Shqipërinë e hershme në Shkodër
“Zvicerani i famshëm rikthehet në Shkodër”, hapet ekspozita historike me fotografitë e Eugène Pittard
Në qytetin e Shkodrës është hapur ekspozita fotografike “Shqipëria 1921, Eugène Pittard”, e cila sjell për publikun një koleksion të rrallë imazhesh historike të Shqipërisë së fillimit të shekullit XX, transmeton albinfo.ch.
Ekspozita i dedikohet veprës së antropologut dhe akademikut zviceran Eugène Pittard, i cili së bashku me bashkëshorten Hélène Pittard, udhëtoi në Shqipëri në vitet 1921 dhe 1924, duke dokumentuar jetën e përditshme, qytetet, fshatrat dhe peizazhet e vendit.
Përmes aparatit të tij fotografik, Pittard ka sjellë një pasqyrë të rrallë etnografike të Shqipërisë së asaj kohe, duke e kthyer punën e tij në një burim të rëndësishëm historik dhe kulturor.
Organizatorët bëjnë të ditur se lidhja e Pittard me Shqipërinë ka nisur më herët, në vitin 1910, kur ai vizitoi për herë të parë Shkodrën, qytet që shënoi fillimin e interesimit të tij për kulturën dhe shoqërinë shqiptare.
Ekspozita përfshin materiale të publikuara për herë të parë në format të printuar dhe digjital, duke i ofruar publikut një përvojë të veçantë vizuale dhe historike.
Ekspozita po mbahet në Sheshi përpara Bashkisë, Shkodër nga data 22 prill – 7 maj 2026.
Ekspozita konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme kulturore që lidh trashëgiminë shqiptare me dokumentimin ndërkombëtar të fillimit të shekullit XX./Albinfo.ch

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra.... -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












