Lajme
Formula 1 pritet të zhvillohet më 5 korrik në Austri
Pista e Austrisë do të mbajë dy raundet e para të sezonit, dhe kjo e bën krenarë shefin e Mercedes.
Shefi i Mercedes në Formula1, Toto Wolff, është shprehur krenar me vendlindjen e tij, Austrinë.
“Jam shumë optimist që ne mund të fillojmë në Austri, sepse Austria ka qenë një nga vendet që kontrolloi më së miri virusin dhe mbajti numër të ulët të rasteve”, ka thënë Wolff.
“Mendoj se ata do të vijnë me një plan të mirë edhe për garën. E di pistën shumë mirë, sepse kam bërë mijëra xhiro aty, si garues dhe si instruktor”, shtoi bosi i Mercedes.
“Jetoja në Spielberg, isha një pilot i ri. Ndihesha si në shtëpinë e dytë. Kam shumë kujtime nga ai vend. Ta filloj sezonin aty më bën krenar, si dhe fakti që Austria po i jep startin sezonit dhe po bën këtë në dy vikende radhazi, kështu që dy gara mund të përfundojnë. Po e pres këtë”, ka thënë ndër të tjera Wolff.
Gara e parë e Formula 1 këtë sezon pritet të zhvillohet më 5 korrik, siç u cek më lart, në pistën ku zhvillohet Grand Prix Austria.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













