Kosova
Formimi i sindikatave në sektorin privat, rrezikon vendet e punës
Besa ka përfunduar Fakultetin Filologjik në Prishtinë, dega e Gjuhës Shqipe, por ka tre vjet që në mungesë të një vendi pune në profesionin e saj, ajo punon në një dyqan në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
Ajo thotë se nuk e preferon sektorin privat për shkak të pagës dhe trajtimit që u bëhet punëtorëve. Për punën që bënë, e cila sipas saj zgjatë shpesh edhe më gjatë se tetë orë sa parashihet me orarin e punës si dhe punon jo pesë, por gjashtë ditë në javë, paguhet me 250 euro në muaj, përcjellë albinfo.ch.
Besa thotë se ka aplikuar në disa konkurse në sektorin publik, por nuk ka arritur të sigurojë një vend pune, përcjellë albinfo.ch.
“Unë punoj në një market (dyqan), ku janë kushtet jo të mira, me pagë minimale, me presion psikik nga menaxherët. Edhe unë, por edhe kolegët mundohemi që të gjejmë punë në sektorin publik, që të kemi pagë më të mira, kushte më të mira dhe mos të kemi presione të tilla siç kemi në sektorin privat”, thotë ajo.
Nga hulumtimet e bëra nga përfaqësues të cilët mbrojnë të drejtat e punëtorëve, ishte theksuar se sektori privat është shkelësi më i madh i të drejtave të punëtorëve.
Kushtet në sektorin privat vazhdimisht janë kritikuar edhe nga shoqëria civile dhe përfaqësues të punëtorëve. Por, kohëve të fundit ankesat janë shtuar, pas miratimit të Ligjit për Pagat i cili parasheh rritjen e pagave për punonjësit në sektorin publik nga muaji dhjetor, 2019.
Të rinjtë duan punësim në sektorin publik
Pagat më të larta, trajtimi i punëtorëve si dhe kontratat më të favorshme, janë disa nga arsyet që përmenden nga punëkërkuesit dhe sindikalistët si elemente që e bëjnë sektorin publik më të pëlqyer për t’u punësuar.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se paga mesatare e punonjësve në sektorin privat aktualisht është 250 euro në muaj. Sipas tij, kjo pagë duhet të arrijë në 350 euro në muaj. Ai thotë se rritja e pagave në sektorin publik po krijon mospërputhshmëri të pagave mes sektorit publik dhe privat.
“Ky është një trajtim jonjerëzor dhe diskriminues ndaj punëtorëve të sektorit privat. Punëtorët e këtij sektori janë financues të buxhetit të Kosovës, kurse paga e punëtorëve në sektorin privat është tri herë më e vogël se e atyre në sektorin publik. Punëtorët e sektorit privat punojnë me orar të stërzgjatur, punë më të rënda dhe të rrezikshme dhe marrin paga më vogla. Në vende të ndryshme të Evropës paga në sektorin privat është më shumë joshëse se sa në sektorin publik, kurse në Kosovë ndodh e kundërta”, tha Azemi.
Si problem tjetër në këtë sektor, Jusuf Azemi e vlerëson edhe moskrijimin e sindikatave në kompanitë të cila të kanë numër të madh të punëtorëve. Krijimi i këtyre sindikatave, thotë ai, kërkon guxim nga punëtorët përballë menaxherëve të kompanive përkatëse, për faktin se pronarët organizimin sindikal e shohin si rivalitet e jo si partner bashkëpunimi.
Ai tregon se në kompanitë e mëdha që veprojnë në Kosovë, mundohen të marrin informacione nga punëtorët, por në mënyrë anonime.
“Në kompanitë që ka organizim sindikal ka përmirësim të kushteve dhe do të ketë deri në muajin janar. Kurse aty ku nuk ka organizim sindikal është shumë vështirë të veprohet. Kështu që pronarët veprojnë sipas dëshirës së tyre. Në disa nga kompanitë e mëdha ka individë anëtarë të sindikatës që tregojnë për kushtet, por që ata mbesin anonim për shkak të frikës së humbjes së vendit të punës”, thekson Azemi.
Edhe Besa tregon se në kompaninë ku ajo punon nuk ka sindikatë. Ajo thotë se në rast se punëtorët do të ngrisnin zërin për pakënaqësitë që kanë, mund të humbin vendet e tyre të punës.
“Nuk kemi të drejtë të ankohemi ose të formojmë një sindikatë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Nëse bëhet ndonjë ankesë mund të humbasim vendin e punës, kështu që jemi të obliguar të durojmë tërë presionin psikik”, thekson ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














