Janë bërë të ditura 11-shet startuese të Izraelit dhe Kosovës për ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.
Kosova hyn në këtë përballje me tri pikë të grumbulluara dhe synon të mbetet në garë për pozitën e parë në grup.
Ndërkohë, Izraeli e kërkon pikën e parë në këtë edicion, pasi në dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka pësuar dy humbje.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave janë publikuar para fillimit të takimit.
