Kosova
Forcohet bashkëpunimi mes komunës Meyrin të Gjenevës dhe Malishevës
Në këto takime, komunat e Meyrinit dhe e Malishevës, janë zotuar për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të përbashkët
Sot ka përfunduar vizita e delegacionit nga Komuna e Meyrin, kantoni i Gjenevës në Zvicër, të cilët ishin mysafirë të Komunës së Malishevës, dhe kanë qëndruar në Kosovë për tri ditë, ku kanë vizituar dhe janë njohur me vendet kulturore dhe historike të vendit, si dhe janë takuar me autoritetet lokale të Malishevës.
Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e komunës së Malishevës, në këto takime, komunat e Meyrinit dhe e Malishevës, janë zotuar për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, e sidomos në forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore, përcjell albinfo.ch.
Delegacioni nga Meyrin, ishte i përbërë nga Këshilli i Kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie Leuenberger dhe ishin të shoqëruar nga “Rrethi shqiptaro-meyrinas”, kryetari Agim Paçarizi, anëtarët e kryesisë së shoqatës, Lindita Telkiu dhe Avdyl Hamza.
Pas takimit zyrtar në Komunën e Malishevës, ku ishin pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahim Morina dhe drejtorët e Drejtorive të Komunale, kanë vizituar SHFMU “Emin Duraku” në Dragobil, shkollë e cila ishte përfituese e mjeteve të teknologjisë informative dhe inventarit shkollor, të cilat nga Meryin, ishin sjellë në këtë shkollë, falë kontributit të “Rrethit shqiptaro-meyrinas”, organizatë shqiptare, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm në Meyrin dhe në tërë kantonin e Gjenevës.
Më pas, janë vizituar edhe Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, çerdhja, Ujëvarat e Mirushës, stadiumi i qytetit, ku janë takuar edhe me futbollistët e klubit të qytetit, pishinat e në Banjë dhe është bërë një shëtitje nëpër qytetin e Malishevës.
Në takimin përmbyllës të kësaj vizite, kryetari i Malishevës dhe ai i Meyrinit, Ragip Begaj dhe Pierre Alain Tschudi, janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe kanë lënë porosinë që edhe në të ardhmen nga brezat e tjerë të vazhdohet me këtë bashkëpunim, dhe të vazhdohet miqësia e krijuar në mes të dy vendeve.
Takimi ishte vëllazëror dhe përfaqësuesit e dy komunave, janë ndarë të kënaqur me pritjen dhe vizitën, të cilët edhe kanë shkëmbyer dhurata me shenjat emblematike të dy komunave dhe të dy vendeve.
Miqësia në mes të dy komunave dhe bashkëpunimi i mirë që është duke vazhduar, është arritur falë lobit shqiptar në Zvicër që i kanë krijuar këto lidhje dhe të cilat janë dalë të jenë lidhje të fuqishme dhe me rëndësi për të dy komunat, pasi në këtë pjesë të Zvicrës, jetojnë dhe punojnë një pjesë e madhe e mërgimtarëve tanë, sidomos nga Malisheva.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta











