Lajme
Fondet amerikane në garë për blerjen e EasyJet
Dy fonde amerikane të investimeve, Apollo dhe Castlelake, kanë shprehur interes për blerjen e kompanisë ajrore EasyJet, një nga transportuesit kryesorë me kosto të ulët në Evropë dhe operatori më i madh në Aeroportin e Gjenevës.
Sipas ekspertëve, EasyJet nuk po përballet me vështirësi financiare. Përkundrazi, kompania vazhdon të shënojë rezultate të mira ekonomike dhe rritje të aktivitetit, por aksionet e saj konsiderohen të nënvlerësuara në treg, duke e bërë atë një objektiv tërheqës për investitorët.
Interesi i fondeve lidhet edhe me asetet strategjike të kompanisë, si flota prej rreth 350 avionësh, mbi 1.200 linja ajrore në 38 vende dhe, mbi të gjitha, të drejtat e vlefshme të ngritjes dhe uljes në aeroporte të ngarkuara, veçanërisht në Londër-Gatwick.
Ekspertët vlerësojnë se ndryshimi i pronësisë nuk do të ndikojë menjëherë te pasagjerët, por strategjia e pronarit të ri mund të sjellë ndryshime në zhvillimin e linjave ajrore dhe investimet e ardhshme. Gjithashtu, interes të madh paraqet edhe EasyJet Holidays, divizioni i kompanisë që ofron paketa turistike dhe konsiderohet një segment me fitim të lartë dhe potencial të madh rritjeje.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













