Kosova

Fluturime nga Prishtina për në Zvicër dhe Gjermani

Këto janë fluturimet e radhës nga aeroporti “Adem Jashari”

Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar se do të ketë disa fluturime për në Zvicër dhe Gjermani.

Më datën 9 maj do të jenë dy fluturime, nga Prishtinë në Dusseldorf nga ora 13:55 me kompaninë EUROWINGS dhe fluturimi tjetër nga Prishtinë në Basel nga ora 14:50, me kompanin CHAIR, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë më 13 maj do të ralizohen edhe dy fluturime, njëra nga Prishtinë në Dusseldorf nga ora 09:15 me agjencinë EUROWINGS dhe fluturimi tjetër nga Prishtinë në Stuttgart nga ora 09:55.

Po ashtu, albinfo.ch është njoftuar se fluturime nga kompania CHAIR do të ketë edhe më 15 maj 2020, nga Prishtina në Zurich.

Aeroporti i Prishtinës kërkon se për fluturime në kthim duhet të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.

Po ashtu duhet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi, kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e ambasadave/Zyrave të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.

Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina + 389 2 320 77 22. 22. /Albinfo.ch