Kosova
Fluks i madh në Morinë, mbi 24 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri brenda tri orësh
Mijëra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa fluksi i automjeteve është shtuar edhe në Rrugën e Kombit.
Fundjava ka nisur me fluks të madh në pikën kufitare të Morinës, ku mijëra qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për të kaluar fundjavën dhe pushimet verore, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, vetëm nga ora 05:00 deri në 08:00 kanë hyrë në Shqipëri 6,847 automjete dhe 24,764 shtetas të Kosovës.
Për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve, Policia Kufitare po punon me të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim përpunimin sa më të shpejtë të hyrjeve dhe shmangien e radhëve të gjata.
Fluksi i automjeteve është shtuar edhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Pikës së Pagesës, ku qarkullimi është i rënduar për shkak të numrit të madh të udhëtarëve.
Masa për përshpejtimin e qarkullimit janë ndërmarrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit.
Fluksi pritet të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, pasi shumë qytetarë nga Kosova, por edhe nga diaspora, kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet verore.
Të dhënat tregojnë gjithashtu për intensitetin e lartë të lëvizjeve gjatë këtij sezoni. Vetëm gjatë muajit korrik, në pikën kufitare të Morinës janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











