Kosova
Flet trajneri kosovar që u godit me trofe në fytyrë nga arbitri në Mal të Zi
Një skandal i madh ka ndodhur në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinje të Malit të Zi të premten.
Në një video, që është publikuar në uebfaqen e televizionit shtetëror të Malit të Zi, “rtcg.me”, por edhe në media të tjera të këtij vendi, shihet se si trajneri i kikboksierit 16-vjeçar nga Kosova proteston pasi u shpall fitues kikboksieri nga Mali i Zi, Luka Heber.
Trajneri nga Obiliqi, Migjen Shala, u fut në ring dhe shprehu pakënaqësi në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.
Referi në ring, Trbonja, ndërhyri duke i kërkuar trajnerit Shala të largohej nga ringu. Në ring nuk lejohet askush përveç luftëtarëve dhe gjyqtarëve. Pas disa tentimeve, Shala largohet nga ringu dhe vazhdon diskutimin me gjyqtarin. Në video shihet duke ia larguar dorën gjyqtarit. Trbonja, që është edhe boksier profesionist, e humbi durimin dhe reagoi duke goditur me trofe në fytyrë trajnerin kosovar Shala.
Gjatë diskutimit të Shalës me referin e ringut dëgjoheshin edhe fyerje e fishkëllima nga publiku.
Videoja e incidentit bëri bujë në regjion.
Migjen Shala foli të dielën për KOHËN lidhur me incidentin.
“Edhe pse unë jam goditur, në këtë rast e ndiej veten fitues. Çfarëdo që do të kishte ndodhur tjetër, ka mundur të më lëndohet garuesi që ishte poshtë, ndërsa unë gjithçka bëra për të. Nëse do të kishte marrë lëndim të rëndë, nuk do të më duhej asgjë. Dhe, po të bëja diçka brenda ringut, jam i bindur se garuesi im dhe unë do të sulmoheshim. E rëndësishme ka qenë siguria e garuesve që i kisha me vete”, ka thënë Shala për KOHËN.
Trajneri kosovar thotë se pasojat e goditjes janë të dukshme në fytyrën e tij.
“Në momentin që isha i përgatitur, ai u ndal dhe nuk reagoi, pastaj nuk e prita që ka mundësi të më godas ashtu. Medalja ishte e mprehtë si thikë, vetëm pjesa poshtë ishte e fortë. Me krejt fuqinë më ka goditur për të më dëmtuar fort. Por fati im që gjithë jetën jam duke ushtruar dhe nuk është vërejtur goditja, por sigurisht që ka lënë pasoja”, është shprehur Shala.
Në video shihet i revoltuar edhe kikboksieri Nart Mehmeti. Ai shihet duke tentuar të futet në ring.
“10-15 vetë zbritën nga tribunat, aty ka pasur edhe miq të mi shqiptarë dhe isha konfuz se a atë futem në ring apo ta mbroj nxënësin. Vendosa të lëshohem poshtë dhe ta marr Nartin e revoltuar që po ashtu tentoi të futej në ring. Bashkë me të dolëm jashtë, erdhën policia, organizatori, kryetari i Federatës që më kërkuan falej. Policia më pyeti se a dëshiron të bëj denoncim. Por ajo pyetje nuk bëhet, është dashur të veproj menjëherë dhe pastaj të vazhdohet me procedura tjera”, ka theksuar Shala.
Shala pranon se siguria në palestër ishte e madhe përkundër thirrjeve dhe provokimeve nga shikuesit e pranishëm, që sipas trajnerit nga Obiliqi kanë qenë rreth 2000. Sigurimi e përcolli ekipin e garuesve nga Kosova gjatë daljes nga arena.
“Kur kemi zbritur poshtë, gjithçka ka qenë e sigurt. Por ka qenë e papritur. Ai ka mllef ndaj shqiptarëve, pasi është serb i Bosnjës dhe është ndikuar nga vërshëllimat dhe thirrjet e 2000 shikuesve”.
Turneu ishte organizuar për ditën e çlirimit të Cetinjes.
“Ftesën e kemi pasur para dy muajsh, jemi përgatitur me tre garues të marrim pjesë. Njëri prej garuesve tanë ka qenë me peshë më të madhe dhe kundërshtari nuk pranoi të përballet dhe mbetën Nart Mehmeti dhe Elvis Shala. Narti e ka pasur meçin e parë ndaj nxënësit të trajnerit të përfaqësueses së Malit të Zi. Me fillim kemi qenë në disfavor, pasi tre gjyqtarët ishin në anën e tij. Narti i ka dominuar tri raundet, kur përfundoi meçi fitues e shpallën kundërshtarin e Nartit. Pastaj nuk kam pasur asgjë me gjyqtarin kryesor, edhe po të doja të diskutoja me të, nuk do të isha marrë vesh, pasi ai është serb i Bosnjës. U ankova te trajneri i tij, pasi ai fliste shqip dhe te gjyqtari anësor. Janë dëgjuar thirrjet e serbeve, pasi shumica e tyre ishin serb. Ka pasur sharje, dëgjohen në video. Ai në mënyrë poshtëruese u mundua të na largojë nga ringu”, tregon Shala.
Ai thotë se në turneun në Cetinje ka qenë edhe më herët, si garues e po ashtu si trajner.
“Edhe vjet kam shkuar me një garues dhe garuesi im e ka fituar turneun”, ka thënë Shala.
Të dielën me reagim doli Federata e Kikboksit e Kosovës. Kjo federatë paralajmëroi se do t’i drejtohet Federatës botërore të kikboksit./Koha
View this post on Instagram
E-Diaspora
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it Në ceremoninë e fundit të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Nënkolonel...
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
Jeta në Austri
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë Kanë mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Aty nuk përfunduan ambiciet e tyre. Ata azhduan...
-
Kriza e Volkswagen prek 6300 vende pune në Austri
-
Papunësia në Austri rritet në 384,000 njerëz në nëntor
-
A mund të lehtësojë një qeveri e re austriake rregullat e natyralizimit?
-
Supermarketet, gati për sistemin e depozitave njëpërdorimshe të Austrisë