Kosova
Flet shoferi i autobusit “Zhitia”: Policia na tha se bllokimi është urdhër nga lart
Që në orët e mbrëmjes policia kufitare serbe i ka bllokuar qindra qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë. Dhjetëra autobusë dhe makina private me tabela të Republikës së Kosovës me përplot udhëtarë po pengohen të vazhdojnë udhëtimin në pikën kufitare Batrovci, mes Kroacisë dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Euron Llugaliu nga Podujeva, i cili është shofer i autobusit “Zhitia Tours”, në një intervistë për KosovaNews ka thënë se që nga ora 23 e mbrëmjes janë ndalur në kufi nga policia serbe dhe nuk po lejohen të vazhdojnë më tutje.
“Ne jemi këtu në zonën neutrale në kufi, policia serbe na i ka marrë dokumentet, këtu jemi me qindra persona, ka gra, fëmijë e pleq, të cilët tashmë kanë mbetur edhe pa bukë, sepse nuk po na lejojnë as të kthehemi, as të vazhdojmë”.
Euroni thotë se kjo është hera e parë që i ka ndodhur një gjë e tillë si shofer autobusi që e bën me vite këtë rrugë. Policia serbe u ka thënë se kjo është me urdhër nga lart, sepse dyshohet se ka persona të dyshuar.
“Unë shpesh e bëj këtë rrugë dhe kjo është hera e parë që po na ndodh një gjë e tillë, pa kurrfarë arsye. Policia serbe na tha se duhet të presim, sepse kjo është me urdhër nga lart, sepse po dyshohet se ka persona të dyshuar nëpër autobusa dhe po na maltretojnë të gjithëve, kjo është e tmerrshme.
Këtu po flitet se mbrëmë kur është votuar në asamblenë parlamentare për me u pranu Kosova në Këshill të Evropë, Serbia në shenjë hakmarrje po e bënë këtë gjë dhe po hakmerret në qytetarët e Kosovës duke i maltretuar gra e fëmijë”
Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme (MPJD) u ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, pasi qindra kosovarë kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin Serbi-Kroaci që nga orët e vona të së martës.
Qindra kosovarëve u janë marrë dokumentet dhe janë bllokuar në pikë kalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci. Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo po bëhet në hakmarrje të votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare mban koncert recital në Washington DC Bëhet e ditur se pianistja kosovare, Ardita Statovci, do të prezantohet me koncert recital në Washingtom...
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
-
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja