Kosova
Flet Leonard Ademaj: Lehtësim për familjen tonë
Gjykata Themelore e Prishtinës sot i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën e ka dënuar me 30 vite burgim. Që të tre sot u shpallën fajtor për vrasjen e Liridona Ademaj, që ndodhi në fund të nëntorit 2023
Vëllai i Liridona Ademaj, Leonard Ademaj tha se vendimi me burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe më 30 vite burgim për Kushtrim Kokallën nuk shkon vetëm për familjen, por edhe për motrën e tij të ndjerë dhe fëmijët e saj.
Pas seancës së sotme ku trupi gjykues i shpalli fajtor Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën për vrasjen e Liridona Ademaj, vëllai i saj Leonardi tha se dënimi i shqiptuar sot është mësim për të tjerët që krijojnë mundësi për krime të tilla, transmeton albinfo.ch.
“Ajo se çfarë u vërtetua sot është ajo që e kemi thënë që nga fillimi se, Naimi së bashku me Kushtrimin, duke e zgjedhur Granitin si vrasës, e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonën, shkon dhe për fëmijët e saj, të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre përjetësisht. Andaj, ky dënim duhet të jetë edhe një mësim për të gjithë ata, të cilët mundohen apo krijojnë mundësi që ta bëjnë një krim të tillë”, tha ai.
“Sado pak na ka lehtësuar dhimbjen edhe neve, edhe familjes, e po besoj që ishte një vendim të cilin e kemi pritur të gjithë populli shqiptar, jo vetëm ne familja”, tha ai.
Ndërsa, avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla tha se vendimin e shkallës së parë për të akuzuarin Kushtrim Kokalla do ta apelojnë në Gjykatën e Apelit.
Syla tha se sot drejtësia foli dhe nxori vendim konform provave materiale.
Gjykata Themelore e Prishtinës sot i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën e ka dënuar me 30 vite burgim.
Që të tre sot u shpallën fajtor për vrasjen e Liridona Ademaj, që ndodhi në fund të nëntorit 2023.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












