E-Diaspora
Flamuri shqiptar edhe në pikën më të thellë të detit
Ai në krah kishte pesë simbole, duke përfshirë flamurin e Kombeve të Bashkuara, por edhe shqiponjën dykrenare
Shqiponjën kuqezi mund ta gjeni në shumë vende të botës, por pakkush ka pritur që atë ta gjeni edhe në pikën më të thellë të detit. Flamurin kombëtar shqiptar në pikën më të thellë të detit e dërgoi amerikani Victor Vescovo (53), me zhytjen e tij të fundit, shkruan albinfo.ch.
Ai në krah kishte pesë simbole, duke përfshirë flamurin e Kombeve të Bashkuara, por edhe shqiponjën dykrenare.
Eksploruesi amerikan ka thyer kohët e fundit rekordin për zhytjen më të thellë ndonjëherë. Ai u zhyt në kanalin Mariana, pjesa më e thellë e oqeanit, gati njëmbëdhjetë milje nga zhytja, raportojnë mediat e huaja.
Amerikani kaloi katër orë në det, duke eksploruar terrenin e largët e të errët, thuhet në raportimin e BBC-së. Gjithashtu edhe robotët nuk e kanë arritur atë pikë, sa eksploruesi amerikan.
Në krahun e tij kishte pesë flamuj: flamurin amerikan, atë të Teksasit, flamurin e Kombeve të Bashkuara, atë të Klubit të eksploruesve dhe flamurin shqiptar kuq e zi, përcjell tutje albinfo.ch.
Të gjithë u befasuan me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në krahun e tij.
Amerikani është shprehur se me flamurin shqiptar ka dashur të shpreh këmbëngulësinë dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar, që njihet si këmbëngulës.
Sipas tij, është edhe një grua shqiptare e fortë që e ka mbështetur fortë dhe e ka sponsorizuar zhytjen e tij në oqeanin e thellë. Ndërkohë, i pari që kaloi në kanalin Marina të Paqësorit ishte inxhinieri zviceran Jasques Piccard në vitin e largët 1960, derisa James Cameron tentoi më 2012.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?