Futboll

Fitore solide e kuqezinjve

Shqipëria e nisi me fitore, duke mundur Bjellorusinë 2:0 në Tiranë

Shqipëria ka fituar 2:0 ndaj Bjellorusisë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kristjan Asllani shënoi nga penalltia në minutën e 34-t për 1:0.

Golin e dytë e realizoi Ernest Muçi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, shkruan albinfo.ch.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, por kuqezinjtë ruajtën epërsinë.

Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj San Marino në udhëtim, që pësoi 7:0 nga Finlanda.