Futboll

Fitore bindëse e Zvicrës

Zvicra fitoi 3:0 ndaj Maqedonisë Veriore në Ligën e Kombeve

Zvicra pa liderin Granit Xhaka fitoi 3:0 ndaj Maqedonisë Veriore, shkruan albinfo.ch.

Kapiten ishte Akanji i Interit, derisa nga minuta e parë luajti mesfushori Ardian Jashari.

Ndërkohë te Maqedonia titullarë ishin Bardhi dhe Musliu.

Freuler shënoi një herë, derisa Amdouni dy herë për tri pikët e para të Natit në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e ardhshme do të jetë sërish në udhëtim te Skocia.