Lifestyle

Filmi “The post” merr çmimin “National Board of Review”

Filmi i regjisorit Steven Spielberg, “The Post”, është shpallur filmi më i mirë i vitit 2017 në edicionin e sivjetmë të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “National Board of Review”, bord ky i përbërë nga një grup i akademikëve, regjisorëve dhe profesionistëve të industrisë së filmit.

Organizata 100-vjeçare i ndau çmimet në New York, me ç’rast yje të shumtë parakaluan mbi qilimin e kuq, përfshirë këtu edhe yjet e filmit “The Post”, Tom Hanks dhe Meryl Streep, të cilët qenë prezent në ceremoni për t’i pranuar trofetë e fituar.

https://www.youtube.com/watch?v=xlNDKG0CNQw