Lajme
‘Cirku fluturues’, fitues i 3 çmimeve në Dea Openair International Film Festival
Filmi i metrazhit të gjatë ‘Cirku fluturues’, me skenar dhe regji të Fatos Berishës, është fitues i 3 çmimeve në edicionin e 7 të festivalit Dea Open Air International Film Festival që sapo përfundoi në Tiranë, shkruan albinfo.ch.
Filmi është fitues i çmimit kryesor ‘Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë’, si dhe çmimin për aktorin/aktoren më të mirë që shkon për grupin e aktorëve: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Mucaj dhe Shpëtim Selmani.
Po ashtu, filmi mori edhe çmimin e Jurisë së Medias.
‘Cirku fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veirut, me producente Vjosa Berisha dhe premirën botërore e kishte në Tallinn Film Festival në Estoni, në nëntor 2019.
Këto çmime në Shqipëri vijnë menjëherë pas çmimit ‘Grand Prix du Jury’ që filmi mori në War on Screen International Film Festival në Francë. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












